i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Bordi i Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave bëhet me anëtarë të rinj

23-07-2010 09:43:00
Të ngjashme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 132-të, ka miratuar propozimet për emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave. Emrat e propozuar për këtë Bord janë: Arben Canolli, Samir Lleshi, Arben Avdiu, Agim Bivolaku, Nexhat Hasani, Përparim Hoxha,  Lulëzim Zeka, Afrore Rudi, Faik Collaku dhe Ismail Kovac.

 

Bordi i Pavarur për Rishqyrtim e Ankesave është  një institucion Kosovar i pavarur i cili merret me rishqyrtimin e vendimeve të Administratës Tatimore të Kosovës nëse Tatimpaguesi është i pakënaqur.

Bazuar në Ligjin për Administratën Tatimore, Bordi i Pavarur për Rishqyrtime themelohet sipas Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut Nr. 2000/7. Anëtarët e Bordit propozohen nga Qeveria vetëm mbi bazën e aftësisë së tyre për të kryer funksionet dhe emërohen nga Kuvendi. Mandati për secilin anëtar është dy vjet ndërsa gjysma e anëtarëve do të zëvendësohet në fund të çdo viti kalendarik. Ky bord duhet të përbëhet nga një Anëtari Kryesues dhe katërmbëdhjetë anëtarëve të tjerë, ku së paku shtatë prej anëtarëve i përkasin  komuniteti të biznesit të Kosovës dhe që të gjithë janë të pavarur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Largimi i anëtareve të Bordit mund të bëhet nga Kuvendi me këshillën e Qeverisë, nëse ai vlerëson se anëtari është i papërshtatshëm të plotësojë funksionet e tij/saj ose është në pozitë të konfliktit të interesit.

Share |
Emëri
Email adresa
Komenti
 
Kerko
Publikimet
Kontakti

a:     Rr. Sejdi Kryeziu, Blloku 4, Kati 2
        10000 Prishtinë, Kosovë

t:     +381 38 609 339

e:     info@institutigap.org

u:     www.institutigap.org

Instituti GAP

©2010 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton