i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Miratohet Plani Zhvillimor Strategjik 2009-2013 i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

15-09-2010 11:16:00
Strategjitë Zhvillimore të ministrive janë hartuar nga projekti FRIDOM

Vetëm ngritja e qendrave digjitale për ofrimin e informatave të nevojshme për qytetarët, e paraparë të zhvillohet gjatë periudhës 2009-2010, do të kushtojë 420.000 euro.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 145-të, ka miratuar Planin Zhvillimor Strategjik 2009-2013 të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Në këtë Plan Zhvillimor, MAPL ka paraqitur objektivat e saja strategjike, masat konkrete për realizimin e atyre objektivave dhe planin e veprimit që specifikon afatet kohore dhe koston buxhetore. Në këtë dokument MAPL ka paraqitur pesë objektivat e saj strategjike të cilat janë:

  • Vazhdimi i reformave në pushtetin lokal dhe decentralizimi gjithëpërfshirës. Kjo nënkupton bartjen e kompetencave tek pushteti lokal dhe krijimi i komunave të reja, pesë nga të cilat janë formuar kurse rasti i Komunës Veriore të Mitrovicës mbetet në zhvillim e sipër.
  • Decentralizimi fiskal dhe zhvillimi ekonomik lokal i baraspeshuar. Përmes kësaj objektive synohet ngritja e të hyrave vetanake të komunës dhe menaxhimi efikas i resurseve lokale.  
  • Ngritja e kapaciteteve udhëheqëse moderne, administratë profesionale dhe drejtim kompetent me komunat. Kjo pritet të arrihet përmes programeve për ngritje profesionale të udhëheqësve dhe trajnime të administratës komunale.
  • Zhvillimi i demokracisë së drejtpërdrejtë, rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave në nivelin lokal. Këtu synohet ngritja e vetëdijes së strukturave komunale se sektori joqeveritar dhe mediumet lokale janë bashkëndërtues të demokracisë lokale.
  • Rritja e vazhdueshme e cilësisë së shërbimeve komunale nëpërmjet bashkëpunimit ndërkomunal, regjional dhe ndërkufitar. Kjo kërkon politika zhvillimore në mes të komunave për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.    

 

Për arritjen e këtyre objektivave dhe për realizimin e Planit Zhvillimor Strategjik 2009-2013, MAPL ka paraparë edhe një varg masash, ku ndër të tjera veçojmë:

  • Monitorimin e zbatimit të ligjshmërisë nga ana e kuvendeve komunale, efikasiteti i punës së administratës komunale dhe respektimi i të drejtave të njeriut në nivelin lokal të qeverisjes.
  • Monitorimi i përformancës së kuvendeve dhe administratës komunale, ku do të kërkohet rritja e llogaridhënies, krahasimi i përformancës së komunave dhe motivimi i personelit për t’i përmirësuar rezultatet.
  • Të krijohet Divizioni për Zhvillim Ekonomik Komunal dhe Regjional, i cili do të merrej me koordinim të politikave zhvillimore komunale dhe regjionale.
  • Divizioni për Integrime Evropiane brenda MAPL të koordinoj aktivitete me zyrat komunale për integrime evropiane me qëllim të përmbushjes së kërkesave të dala nga Plani i Veprimit për Partneritet Evropian.

 

Në fund të këtij dokumenti gjendet edhe Plani i Veprimit i cili specifikon aktivitete e MAPL për realizimin e Planit Zhvillimor Strategjik 2009-2013, afatet kohore për përfundimin e aktiviteteve si dhe koston buxhetore. Vetëm ngritja e qendrave digjitale për ofrimin e informatave të nevojshme për qytetarët, e paraparë të zhvillohet në periudhën 2009-2010, do të kushtojë 420,000 euro.   

Share |
Emëri
Email adresa
Komenti
 
Kerko
Publikimet
Kontakti

a:     Rr. Sejdi Kryeziu, Blloku 4, Kati 2
        10000 Prishtinë, Kosovë

t:     +381 38 609 339

e:     info@institutigap.org

u:     www.institutigap.org

Instituti GAP

©2010 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton