i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Rritja e numrit të këshilltarëve në kabinetin Qeveritar

08-12-2017 04:22:37
Të ngjashme

 Në mbledhjen e katërt të mbajtur më 22 shtator 2017, Qeveria e Kosovës përmes vendimit 03/04 ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Rregullorës 02/2011 për Fushat e Përgjgjësisë Administrative të zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive. Me anë të këtij plotësimi të rregullorës, është krijuar e drejta që Kryeministri dhe Ministrat të rrisin numrin e këshilltarëve politik, më konkretisht Kryeministri mund të emërojë edhe nga një (1) këshilltar politik për secilin nga komunitetet nga radha e komunitetit serb, turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, goran, malazez dhe kroatdheMinistriat gjithashtu mund të emërojnë një këshilltar politik nga komunitetet.

Me Rregulloren 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, numri i këshilltarëve politik të Kryeministrit, zv. Kryeministrave, Ministrave dhe zv. Ministrave është i definuar me Nenin 21. Sipas kësaj dispozite, Kryeministri mund të emërojë deri në 12 këshilltar politik, zv. Kryeministrat (pavarësisht nëse mbulojnë edhe ndonjë ministri apo jo) mund të emërojnë deri në gjashtë këshilltar politik dhe ministrat po ashtu mund të emërojnë deri në gjashtë këshilltar politik. Këshilltarët politik të emëruar nga Ministri mund të i ndahen edhe zv. Ministrit por ky i fundit sipas kësaj rregulloreje nuk ka të drejtën e emërimit të këshilltarëve politik.

Plotësim ndryshimi i Rregullores me anë të të cilit rritet numri i këshilltarëve politik vetëm sa e shton madhësinë e kabinetit qeveritar dhe rritë shpenzimet e parasë publike nga buxheti i shtetit. Sipas plotësim ndryshimit, përveq numrit prej 12 këshilltarëve politik që mund të i emërojë Kryeministri, numri i këshilltarëve mund të rritet edhe për disa sosh. Nëse për secilin nga komunitetet e lartpërmendura (nëntë gjithsej) Kryeministri emëron edhe nga një këshilltar, atëherë Kryeministri do të ketë 21 këshilltar politik. Nëse këtij numri i shtojmë edhe numrin prej 10 këshilltarëve të jashtëm politik sa ka drejtë të emërojë Kryeministri (neni 32 i të njëjtës rregullore), atëherë numri në total i këshilltarëve politik që mund të ketë Kryeministri është 31.

Ministrat kanë të drejtën e emërimit deri në gjashtë këshilltar politik dhe përmes plotësim ndryshimit të rregullorës, secili Ministër mund të rrisë numrin edhe për një këshilltar që vije nga radhët e komuniteteve, dmth secili ministër mund të ketë shtatë këshilltar politik. Nëse këtij numri i shtojmë edhe numrin prej tre këshilltarëve të jashtëm që mund të emërojë, atëherë secili ministër mund të emërojë deri në 10 këshilltar politik.

Numri kaq i lartë i këshilltarëve politik për Kryeministrin dhe Ministrat krijon shpenzime të buxhetit në disa aspekte: paga dhe beneficione tjera si reprezentacion, zyre, shpenzime për zyre dhe të tjera beneficione që kanë këshilltarët politik. Nëse këtij numri të këshilltarëve i shtojmë edhe numrin e Ministrave (21) zv. Ministrave të emëruar deri tani (67), atëherë del se kabineti aktual Qeveritar është më i madhi deri më tani dhe si rrjedhojë do të ketë implikime të mëdha buxhetore dhe patjetër vështirësi në koordinim dhe ndarje të fushave të punës në të cilat Kryeministri dhe Ministrat kanë nevojë për këshillim.

 

Emëri
Email adresa
Komenti
 
Kerko
Publikimet
Kontakti

a:     Rr. Sejdi Kryeziu, Blloku 4, Kati 2
        10000 Prishtinë, Kosovë

t:     +381 38 609 339

e:     info@institutigap.org

u:     www.institutigap.org

Instituti GAP

©2010-2015 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton