i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Reagim i Institutit GAP në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit të Kosovës për rritjen e pagave në sektorin publik

04-05-2017 07:41:00
Të ngjashme

Instituti GAP kundërshton rritjen e pagave në sektorin publik. Kërkesa e Kryeministrit Mustafa për Ministrinë e Financave që me rastin e rishikimit të buxhetit 2017 të shikohet mundësia e rritjes së pagave për shërbyesit civil, punonjësit e arsimit dhe ata të shëndetësisë, bie ndesh me programet qeveritare dhe me zotimet e Qeverisësë Kosovës të dhëna me Planin Nacional për Reforma në Ekonomi 2017.

Pikërisht për të evituar rritjen uniforme të pagave, ashtu siç ka ndodhur më 2011 dhe më 2014, nëvitin 2015, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar dhe plotësuar Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, në të cilin parashihet se që nga viti 2018, rritja epagave në sektorin publik duhet të reflektojërritjen e gjithëmbarshme ekonomike. Andaj, paralajmërimi i qeverisë për rritjen e pagave që nga pjesa e dytë e 2017 është hap i gabuar dhe i shtyer nga presioni i sindikatave në sektorin publik dhe për faktin se 2017 është vit zgjedhor. Krahasuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2016, kategoria e pagave me buxhetin e planifikuar për vitin 2017 është rritur për 4.2%. Kjo rritje është në përputhje me rregullën financiare e cila do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm mirëpo rritja e mëtutjeshme e pagave tejkalon normën e rritjes vjetore nominale të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Në shërbimin civil, rritja e pagave përcillet me vlerësimin e performancës individuale të secilit nëpunës civil dhe me avancimin në karrierë. Rritja e pagave në grup për të gjithë nëpunësit civil është edhe dekurajim për ata nëpunës civil të cilët kanë treguar performancë të mirë në punë dhe rrjedhimisht do të duhej të kishin rritje në pagë dhe avancim në pozitë apo karrierë. Rritja e tillë bjen në kundërshtim edhe me përpjekjet e vet qeverisë për një nivelizim dhe stabilizim të pagave për mes Projektligjit për pagat në sektorin publik.

Gjithashtu, nëProgramin e Kosovës për Reforma në Ekonomi më 2016 dhe 2017, Qeveria e Kosovës është mburrur duke deklaruar se ka arritur që në Ligjin për Menaxhimin e Finacave Publike dhe Përgjegjësitë të fus rregullën e cila ndërlidh rritjen e pagave me rritjen e Bruto Produktit Vendor (BPV) nominal. Në këtë dokument, të dalur si kërkesë e Komisionit Evropian për të gjitha vendet kandidate për t’u anëtarësuar nëBashkimin Evropian, Qeveria e Kosovës e njeh gabimin e rritjes së pagave për 25% më 2014, vendim i cili ka krijuar një hendek të madh në mes të pagave në sektorin publik dhe atij privat. Në tremujorin e fundit të 2016, paga mesatare në sektorin publik ka shkuar deri në 554 euro, kurse ajo në sektorin privat ka mbetur në 416 euro.

Grafikoni në vijim, i shkëputur nga Programi i Kosovës për Reforma në Ekonomi 2017 e ilustron këtë hendek në mes të pagave në sektorin publik dhe atë privat.

Grafikoni 1: Paga mesatare në sektorin publik kundrejt pagës mesatare në sektorin privat (2016)

Rritja e pagave në sektorin publik ka ndodhur në mënyrë konstante që nga viti 2008. Që nga viti 2014, kategoria e shpenzimeve aktuale për paga dhe mëditje është kategoria me shpenzimet më të mëdha, duke e tejkaluar atë të investimeve kapitale.

Grafikoni 2: Trendi i rritjes së pagave 2009-2016

 

 

Instituti GAP rekomandon që Qeveria e Kosovës të përmirësojë planifikimin e rritjes së pagave në sektorin publik dhe të mos i rrisë pagat mbi normën e rritjes vjetore ekonomike

Emëri
Email adresa
Komenti
 
Kerko
Publikimet
Kontakti

a:     Rr. Sejdi Kryeziu, Blloku 4, Kati 2
        10000 Prishtinë, Kosovë

t:     +381 38 609 339

e:     info@institutigap.org

u:     www.institutigap.org

Instituti GAP

©2010-2015 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton