i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Nisma e Qeverisë me Projektligjin për Inspeksionet

06-04-2017 07:08:00
Të ngjashme

Në mbledhjen e mbajtur më 22 mars, Qeveria e Kosovës morri vendimin nr. 05/138 për formimin e grupit punues me qëllim që të analizojë dhe përgatisë rekomandimet dhe koncept dokumentin me Projektligjin për Inspeksionet. Sipas vendimit në fjalë, grupi punues përbëhet prej 15 anëtarëve në cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm ose të një autorizuari prej tij dhe që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të jetë kryesuese dhe koordinatore kryesore e grupit punues. Përveq 15 përfaqësuesve të ministrive relevante dhe zyrës së Kryeministrit, nga një përfaqësues në grupin punues do të kenë edhe Banka Botërore dhe Komisioni Evropian. Në fakt, sipas vendimit përkatës të Qeverisë, grupi punues do të mbështetet nga ekspertët e Bankës Botërore në këtë proces.

Projektligji për Inspeksionet nuk është i përfshirë në Programin legjislativ të Qeverisë për vitin 2017 derisa një projektligj i tillë ishte paraparë me Programet legjislative të Qeverisë në vitin 201620152013, 2012 dhe 2011. Me përjashtim të vitit 2016 kur MTI është paraparë të jetë propozuese e Projektligjit për Inspeksionet, në të gjitha vitet tjera propozuese e këtij projektligji ka qenë zyra e Kryeministrit dhe atë disa herë nën emrin Inspektorate dhe disa herë të tjera nën emrin Inspektime.

Instituti GAP është pjesë e hulumtimit të këtij aspekti nga viti 2013, ka hartuar raporte dhe analiza mbi këtë aspekt dhe po ashtu si pjesë e hulumtimit ka takuar të gjithë inspektoratet në nivel qendror dhe disa në nivel lokal. Pas hulumtimit, Instituti GAP ka zhvilluar edhe disa takime me Komisionet përkatëse të Kuvendit dhe ka qenë pjesë e dëgjimeve publike kur në Kuvend (Komisionin për Zhvllim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe në Komisionin për Legjislacion) është diskutuar projektligji për inspektime. Meqenëse projektligji për inspektime i dërguar në Kuvend në vitin 2013 nuk ofronte zgjidhje për inspektoratet si pjesë e shumë ministrive të Qeverisë, Kuvendi e kishte kthyer këtë projektligj në Qeveri. Sipas hulumtimit të Institutit GAP mbi “Inspektoratet në Kosovë: organizimi dhe funksionimi”inspektoratet në Kosovë kanë nevojë për një ligj i cili e rregullon mënyrën e organizimit të tyre, vendos parime bazë të organizimit për secilin inspektorat, e siguron një pavarësi të funksionimit të tyre nga ministria (por duke mbajtur një lidhje me ministrinë funksionale), të ketë një nivelizim të pozitave dhe pagave njejtë në secilin inspektorat dhe një sërë masash tjera që janë rekomanduar me këtë raport.

Nisma e Qeverisë për formimin e grupit punues me qëllim që të analizojë dhe përgatisë rekomandimet dhe koncept dokumentin me Projektligjin për Inspeksionet është pozitive. Megjithatë, një nismë e tillë duhet të ketë parasysh hulumtimet, të gjeturat dhe rekomandimet e studimeve të ndryshme mbi këtë fushë përfshirë edhe të gjeturat dhe rekomandimet e Institutit GAP. Grupi punues duhet të ketë parasysh nevojën e inspektorateve për një rregullim ligjor më të mirë, për një organizim dhe funksionim më të mirë, për një pavarësi më të madhe në punë dhe tek më vonë vënien (si pjesë e ligjit) e disa parime të punës inspektuese për inspektoratet. Grupi punues nuk duhet të përsëritë punën dhe njëkohësisht dështimet e përpjekjeve të mëhershme për hartimin e një ligji për inspektime apo të ngjashëm i cili nuk adreson problemin i cili është theksuar disa herë nga inspektoratet në Kosovë.

 

Emëri
Email adresa
Komenti
 
Kerko
Publikimet
Kontakti

a:     Rr. Sejdi Kryeziu, Blloku 4, Kati 2
        10000 Prishtinë, Kosovë

t:     +381 38 609 339

e:     info@institutigap.org

u:     www.institutigap.org

Instituti GAP

©2010-2015 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton