i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Miratohet programi legjislativ i Qeverisë për vitin 2017

26-01-2017 02:45:00
Të ngjashme

Qeveria e Kosovës e ka miratuar programin legjislativ për vitin 2017 në mbledhjen e fundit të vitit 2016, të mbajtur më 30 dhjetor 2016. Zakonisht programi legjislativ miratohet si pjesë e planit të punës për vitin e ri , por që te dyja publikohen ndaras në ueb faqen  e Kryeministrit. Megjithatë, plani i punës nuk është bërë ende publik. Programi legjislativ mund të ndryshohet gjatë vitit, duke bërë që një numër i projektligjeve të planifikuara  të largohen e disa të tjera të shtohen.

Programi legjislativ 2017 i ka 79 projektligje nga të cilat 45 janë projektligje për t’u shndërruar në ligje të reja pasi të miratohen në Kuvend dhe 34 projektligje për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve ekzistuese. Nga 19 ministri, 15 prej tyre dhe zyra e Kryeministrit kanë planifikuar hartimin e projektligjeve derisa katër ministri deri tani nuk kanë planifikuar të hartojnë ndonjë projektligj, si: Ministria e Integrimit Evropian (MIE), Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Tabela 1: Ministritë që kanë planifikuar të hartojnë projektligje dhe numri i tyre

Siç vërehet nga tabela, Ministria e Financave ka planifikuar numrin më të madh të projektligjeve (gjithsej 14) mirëpo vlenë të theksohet se një numër i tyre  kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve të ndryshme në mes të Qeverisë së Kosovës dhe një shteti apo organizate tjetër.

Në krahasim me vitin 2016 por edhe me vitet tjera kur kryesisht më shumë janë planifikuar projektligje për plotësim/ndryshim të ligjeve ekzistuese sa sa ligje të reja, programi legjislativ 2017 parasheh  më shumë ligje të reja se sa ndryshime të ligjeve ekzistuese.  

Grafi 1: Numri i projektligjeve 2011-2017 për plotësim/ndryshim të ligjeve ekzituese dhe të reja

Emëri
Email adresa
Komenti
 
Kerko
Publikimet
Kontakti

a:     Rr. Sejdi Kryeziu, Blloku 4, Kati 2
        10000 Prishtinë, Kosovë

t:     +381 38 609 339

e:     info@institutigap.org

u:     www.institutigap.org

Instituti GAP

©2010-2015 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton