i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Përmbushja e Programit Legjislativ 2016 nga Qeveria

30-12-2016 04:30:00
Të ngjashme

 Qeveria e Kosovës ka përmbushur rreth 64% të Programit legjislativ 2016 të cilin program e ka miratuar në mbledhjen e 70-të mbajtur më 15 janar 2016. Në këtë program ishin planifikuar 88 projektligje nga të cilat 45 kanë qenë projektligje për plotësim ndryshimin e ligjeve ekzistuese dhe 43 projektligje për t’u miratuar si ligje të reja në Kuvend të Kosovës. Nga 88 projektligje gjithsej, deri në mbledhjen e fundit kur janë miratuar projektligje me datë 30 dhjetor, Qeveria e Kosovës ka miratuar 56 projektligje dhe dy koncept dokumente për projektligje. Pastaj, nga numri prej 56 projektligjeve të miratuara, 40 janë projektligje për t’u miratuar si ligje të reja nga Kuvendi i Kosovës dhe 16 janë projektligje për plotësim ndryshimin e ligjeve që janë në fuqi.

Grafi 1: Përmbushja e programit legjislativ të Qeverisë gjatë 2016

 

Gjatë vitit, programi legjislativ 2016 është plotësuar dhe ndryshuar 17 herë përmes vendimeve të Qeverisë. Këto ndyshime janë bërë qoftë duke fuzionuar projektligje në një projektligj, duke ndryshuar afatin e miratimit në Qeveri apo duke tërhequr projektligje për t’u bartuar në Programin legjislativ 2017. Për shembull, në mbledhjen e mbajtur më 23 nëntor, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar afatin kohor të dy projektligjeve ndërsa ka tërhequr tetë projektligje nga programi në fjalë.

Nëse analizojmë 56 projektligjet e miratuara gjatë 2016, nëse janë të grupit të 45 projektligjeve për plotësim ndryshim të ligjeve ekzistuese apo të grupit prej 43 projektligjeve për t’u miratuar si ligje të reja nga Kuvendi i Kosovës (siç ishin planifikuar 88 projektligje në janar 2016), vërehet se 40 projektligje të miratuara janë nga grupi i projektligjeve për t’u bërë ligje të reja (43), gjë që është pozitive sidomos nëse e krahasojmë me faktin që në janar 2016, Qeveria kishte planifikuar më shumë projektligje për plotësim ndryshim (45) se sa projektligje të reja (43). Projektligje për plotësim ndryshim të ligjeve ekzistuese janë miratuar 16 nga 45 sa ishin planifikuar në janar 2016.

 

Grafi 2: Krahasimi në mes të dy grupeve të projektligjeve të planifikuara dhe të miratuara gjatë 2016

 

 

Megjithatë, vërehet se Qeveria nuk ka përmbushur Programin legjislativ për vitin 2016 në masën prej 36% dhe numri prej 32 projektligjeve do të barten në Programin legjislativ 2017. 

Emëri
Email adresa
Komenti
 
Kerko
Publikimet
Kontakti

a:     Rr. Sejdi Kryeziu, Blloku 4, Kati 2
        10000 Prishtinë, Kosovë

t:     +381 38 609 339

e:     info@institutigap.org

u:     www.institutigap.org

Instituti GAP

©2010-2015 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton