i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Rritet akciza

15-06-2010 04:24:00

Qeveria miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë

Në mbledhjen e 128 të Qeverisë së Kosovës, u shqyrtuar Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-0112 për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë, e cila u miratua në mbledhjen e radhës së Qeverisë, atë të 129. Ligji për tatimin e normës së akcizës në Kosovë rregullon normat për mallra të ndryshëm, të cilët janë të paraqitur në aneksin e ligjit, siç është kafja, ujërat me përmbajtje të ndryshme, birrat, verërat, duhani, alkooli, vajrat, etj.

Ligji për tatimin e normës së akcizës në Kosovë lejon ndryshime e normave, përfshirë lirimet nga akciza apo shtimin e listës së mallrave. Kështu në këtë mbledhje u morr vendim që të lirohen nga tatimi i normës së akcizës gazet e naftës dhe hidrokarburet tjera gazoike, të cilat përdoret për qëllime prodhimi. Ndërkaq, të gjithë artikujt tjerë shënuan rritje të akcizës.

Share |
Emëri
Email adresa
Komenti
 
Kerko
Publikimet
Kontakti

a:     Rr. Sejdi Kryeziu, Blloku 4, Kati 2
        10000 Prishtinë, Kosovë

t:     +381 38 609 339

e:     info@institutigap.org

u:     www.institutigap.org

Instituti GAP

©2010 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton