i vendimeve të Qeverisë së Kosovës


Të tjera

Sa jemi?!

06-10-2010 06:11:35

Institucionet relevante akademike, politike, ekonomike, sociale, të sigurisë etj. në përpjekjet e tyre për të analizuar situata të ndryshe dhe për t’i adresuar sfidat që dalin si rezultat i këtyre analizave ballafaqohen me një problem mjaft akut. Si mund të jetë një raport i përpiluar nga ekspertët nëse në atë raport mungojnë të dhënat e sakta rreth statistikave të popullsisë?! (Lexo: Statistikave të ndryshme që përfitohen si rezultat i procesit të regjistrimit të popullsisë).

Vërehet qartë, se krahas problemeve të shumëllojshme me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, një ndër problemet kryesore është dhe mungesa e statistikave të sakta për gjendjen e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare.

Gjatë periudhës së administratës së UNMIK-ut, Qeveria e Përkohshme e asaj kohe filloi të mendoj më shumë rreth kësaj problematike. Në vitin 2005, Enti Statistikor i Kosovës ngriti Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë me qëllimin e vetëm përgatitjen dhe realizimin e këtij procesi jetik. Si rrjedhojë, në kuadër të këtyre përgatitjeve, ESK organizoi tre regjistrime testuese. Regjistrimi i parë testues u realizua në fund të muajit tetor 2005, i dyti u zhvillua në nëntor 2006 dhe i fundit nga 27 tetori deri më 10 nëntor 2008. U pa qartë që me alokimin e mjeteve të mjaftueshme, regjistrimi i popullsisë mund të zhvillohej suksesshëm nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e mekanizmave ndërkombëtar për statistika si EUROSTAT.

Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, u morë seriozisht vlerësimi se Kosova është e gatshme ta filloj këtë proces në vitin 2009. Mirëpo, situata e ndërlikuar që rezultoi pas shpalljes së pavarësisë, në aspektin e refuzimit nga ana e serbëve kosovarë për t’iu nënshtruar institucioneve që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ky proces, po ashtu në bazë të sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar, u vendos të realizohej në prill të vitit 2011, kjo për faktin që pjesa dërrmuese e shteteve europiane kanë vendosur të njëjtën datë për zhvillimin e këtij procesi dhe kështu do të mund të lehtësohej ky proces edhe më shumë si dhe për faktin që ende duhej kohë që qytetarët serb të Kosovës të bindeshin të ndryshonin qëndrim për refuzim të bojkotit të këtij procesi.

Ky ishte një vendim relativisht në interes të Kosovës për vet faktin që procesi i regjistrimit të popullsisë, pas gjithsejtë 30 viteve të realizohej në mënyrë të duhur, pra edhe me pjesëmarrjen e bashkësisë serbe që jeton në Kosovë.

Të gjitha vendimet për të filluar këtë proces suksesshëm janë ndërmarrë nga ana e Qeverisë së Kosovës, në mbështetje nga mekanizmat ndërkombëtarë që merren me këtë fushë, duke përpiluar kështu dokumente strategjike si Strategjia për Zhvillimin dhe Konsolidimin e ESK-së, miratimin e Projektligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesa, me të cilin edhe ndahen fondet e nevojshme prej €9.8 milionë euro, fonde një pjesë e së cilës janë ndarë tashmë nga Qeveria dhe Komisioni Europian dhe pjesa e mbetur që pritet të ndahet në vitin e ardhshëm, pastaj hartimi i Projektligjit për Statistikat Zyrtare etj.

Pra mund të konkludojmë që procesi i regjistrimit ishte gati për të filluar në afatin kohor të paraparë, pra prej 1 prillit deri më 15 prill. Sidoqoftë, një e papritur ndodhi fatkeqësisht! Kriza institucionale dhe nevoja për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së Presidentit, erdhën në momentin kur do të duhej të mbaheshin përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë.

Institucionet kosovare nuk kanë treguar asnjëherë aftësi për të menaxhuar dy projekte komplekse në të njëjtën kohë. Andaj jam skeptik se do të mund të brenda pak muajve institucionet kosovare do të mund të mbajnë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhe lokale në komunën e Rahovecit) si dhe të organizojnë procesin për regjistrimin e popullsisë. Siç duket, edhe kësaj here regjistrimi i popullsisë do të sakrifikohet për hatër të zgjedhjeve parlamentare. Edhe nëse vendoset që të mbahen regjistrimi i popullsisë në prill 2011, koha për informim dhe angazhim të personeli do të jetë shumë e shkurtër dhe si rrjedhojë mund të dëmtohet procesi i regjistrimit.

Tani KQZ pritet të na njoftoj se sa qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por a do të dimë deri në fund të 2011 se sa banorë ka Kosova?

Share |
Emëri
Email adresa
Komenti
 
Instituti GAP

©2010-2015 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton